Versioni i plotë
KOSOVA

E dhimbshme, Smajl Latifi njofton për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Rahoveci në komunikacion në Gjermani

16 Nën 2026, 21:30

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë pas lajmit për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga kjo komunë, Leart Morinës nga Sopniqi dhe Berhan Zekës nga Pataqani i Poshtëm, të cilët humbën jetën në një aksident komunikacioni në Gjermani.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, Latifi, në emrin e tij personal dhe në emër të Komunës së Rahovecit, ka shprehur solidaritet me familjet e viktimave në këto momente të rënda.

Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve Morina dhe Zeka, të afërmve dhe miqve të tyre, duke ndarë dhimbjen për humbjen e dy të rinjve.

“Learti dhe Berhani pushofshin në paqe!”, ka shkruar Latifi në mesazhin e tij ngushëllues.

Postimi i plotë:

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Nga dëmtimi i mëlçisë te rreziku për kancer, çfarë shkakton aflatoksina M1 e zbuluar në qumështin VITA? Spitali i Gjakovës jep detaje për incidentin me armë zjarri: Një person i plagosur në këmbë, dy gra lirohen pas kontrollit mjekësor Tragjedi në Gjermani: Dy të rinj nga Rahoveci h*mbin jetën në aksident Nga një muaj paraburgim ish-ministrit Haraqija dhe 5 të tjerëve të dyshuar për trafikim droge – çka thanë në seancë?