Versioni i plotë
KOSOVA

Spitali i Gjakovës jep detaje për incidentin me armë zjarri: Një person i plagosur në këmbë, dy gra lirohen pas kontrollit mjekësor

16 Nën 2026, 21:30

Në Gjakovë, rreth orës 17:00 ka ndodhur një plaçkitje në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, si pasojë në spitalin “Isa Grezda” kanë kërkuar ndihmë mjekësore tre persona.

Spitali ka njoftuar se rreth orës 17:10, në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës “janë sjellë tre persona, një mashkull dhe dy femra”.

Siç njofton spitali, “pacienti i gjinisë mashkullore ka pësuar lëndim me armë zjarri në gishtin e parë të këmbës së djathtë. Pas ekzaminimit radiologjik (RTG), është evidentuar prania e një trupi të huaj në këmbën e djathtë. Pacienti është pranuar për trajtim spitalor. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”.

Ndërsa, “te dy personat e gjinisë femërore nuk janë konstatuar lëndime traumatike. Ato kanë qenë të shqetësuara nga ngjarja dhe, pas trajtimit të nevojshëm, janë liruar”.

“Sipas informacioneve të marra më vonë, rasti lidhet me një plaçkitje në Çarshinë e Madhe të Gjakovës. Për rrethanat e ngjarjes, publiku duhet t’u referohet njoftimeve të organeve kompetente”, përfundon njoftimi.

Spitali i Gjakovës jep detaje për incidentin me armë zjarri: Një person i plagosur në këmbë, dy gra lirohen pas kontrollit mjekësor

Read more

A

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

E dhimbshme, Smajl Latifi njofton për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Rahoveci në komunikacion në Gjermani Nga dëmtimi i mëlçisë te rreziku për kancer, çfarë shkakton aflatoksina M1 e zbuluar në qumështin VITA? Tragjedi në Gjermani: Dy të rinj nga Rahoveci h*mbin jetën në aksident Nga një muaj paraburgim ish-ministrit Haraqija dhe 5 të tjerëve të dyshuar për trafikim droge – çka thanë në seancë?