Versioni i plotë
SPORT

Foda i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, por zbulon problemin që i kushtoi me mos fitore ndaj Izraelit

14 Nën 2026, 17:40

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Dardanëve në barazimin pa gola 0-0 ndaj Izraelit, ndonëse ka theksuar se skuadrës i mungoi konkretizimi i rasteve për të marrë fitoren.

Kosova pati një paraqitje të mirë, sidomos në 25 minutat e para të takimit, kur krijoi disa mundësi të mira shënimi, por nuk arriti t’i shfrytëzonte ato.

Foda, pas përfundimit të ndeshjes, theksoi se skuadra e kishte zbatuar planin e paraparë, por mungesa e golave mbeti problemi kryesor.

“Na munguan golat për fitore. E filluam mirë në 25 minutat e para, por nuk i shfrytëzuam rastet e pjesës së parë”, deklaroi Foda.

Notat e lojtarëve, Kosovë 0-0 Izrael: Kush ishte më i miri dhe kush më i dobëti?

Ai shtoi se edhe në pjesën e dytë, pavarësisht se Kosova luajti me një futbollist më pak, Dardanët arritën të krijonin raste, por sërish nuk gjetën rrugën drejt rrjetës.

“Pjesën e parë, ajo që u planifikua edhe u realizua, mirëpo nuk i shfrytëzuam rastet. Në pjesën e dytë, me një lojtar më pak, edhe aty i kishim disa raste, por na mungoi goli. Përgjithësisht jam i kënaqur me ndeshjen”, u shpreh përzgjedhësi i Kosovës.

Foda foli edhe për mungesën e Florent Muslijës, duke e vlerësuar mesfushorin si një futbollist me aftësi të veçanta në krijimin e rasteve dhe pasimin e fundit.

“Lojtarë si Muslija na mungojnë, sepse është një lojtar që di ta japë pasimin e fundit, është i rrezikshëm para golit. Sido që të jetë, edhe me këta lojtarë kemi fituar dhe situata është kështu siç është”, përfundoi Foda.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

S’ka fitues, Kosova dhe Izraeli pajtohen me nga një pikë “Shumë të zhgënjyer, është dashur të fitojmë”, Leon Avdullahu shpjegon çka nuk shkoi ndaj Izraelit Publikohet formacioni i Kosovës, ka befasi dhe debutues Akil Gjakova shkëlqen në Zagreb, kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix