Versioni i plotë
SPORT

“Shumë të zhgënjyer, është dashur të fitojmë”, Leon Avdullahu shpjegon çka nuk shkoi ndaj Izraelit

14 Nën 2026, 17:40

Mesfushori Leon Avdullahu thotë se është shumë i zhgënjyer me barazimin ndaj Izraelit.

“Dardanët” u ndalën në një barazim pa gola në Prishtinë, ku ishin me një lojtar më pak si pasojë e përjashtimit të Veldin Hoxhës.

Pas ndeshjes, për “Klan Kosova”, Avdullahu tha se kartoni i kuq e bëri dallimin dhe që është i zhgënjyer ngase fitorja ka qenë e domosdoshme.

“Kartoni i kuq. Deri aty e patëm lojën në dorë, pas asaj nuk kishim shumë shanse se u fokusuam në aspektin defansiv. Është dashur ta fitojmë këtë lojë”.

“Deri në kartonin e kuq ka qenë shumë mirë, patëm raste po nuk arritëm me shënu. Të zhgënjyer? Po shumë, është dashur të fitojmë sonte”, deklaroi ai.

Kësisoj, për ta siguruar vendin e dytë Kosova duhet të fitojë në Dublin ndaj Irlandës./

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

S’ka fitues, Kosova dhe Izraeli pajtohen me nga një pikë Foda i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, por zbulon problemin që i kushtoi me mos fitore ndaj Izraelit Publikohet formacioni i Kosovës, ka befasi dhe debutues Akil Gjakova shkëlqen në Zagreb, kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix