Versioni i plotë
LAJME NGA BOTA

Izraeli përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit, Teherani kërcënon: Lufta do të zgjerohet përtej rajonit

13 Nën 2026, 05:20

Izraeli raportohet se ka urdhëruar ushtrinë të rrisë gatishmërinë për sulme të mundshme ndaj Iranit, ndërsa Teherani ka paralajmëruar se, në rast sulmi, do ta zgjerojë luftën përtej kufijve të rajonit.

Kabineti i Sigurisë i Izraelit, i kryesuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ushtrinë të shtojë përgatitjet për një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat izraelite të mërkurën në mbrëmje.

“Udhëzimet e dhëna nga Kabineti i Sigurisë për ushtrinë izraelite mund të çojnë në ndërmarrjen e veprimeve që mund të shkaktojnë një luftë”, raportoi transmetuesi publik KAN.

KAN bëri të ditur se këto udhëzime u bënë publike pasi lideri i opozitës izraelite, Gadi Eisenkot, publikoi një deklaratë ku i kërkoi Netanyahut, i cili po ushtron detyrën e kryeministrit në një qeveri kujdestare, të mos angazhojë ushtrinë “pa një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm”, deri në formimin e qeverisë së re.

Presidenti izraelit Isaac Herzog i dha Eisenkotit mundësinë për të formuar qeverinë e re gjatë fundjavës, pasi koalicioni qeverisës i Netanyahut humbi shumicën parlamentare në zgjedhjet e tetorit.

Netanyahu, i cili rrezikon të humbasë pushtetin nëse opozita arrin të formojë qeverinë e re, ka këmbëngulur se lufta kundër Iranit do të vazhdojë deri në rrëzimin e qeverisë në Teheran.

The post Izraeli përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit, Teherani kërcënon: Lufta do të zgjerohet përtej rajonit appeared first on InfoShqip.com.

Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Një 31-vjeçare ndërroi jetë pasi ndoqi këshillat e ChatGPT Diploma universitare nuk garanton më punësim, rekord papunësie te të diplomuarit në Gjermani Tre dronë shkelin hapësirën ajrore të Letonisë, NATO ngre në ajër avionët luftarakë Një i vrarë e katër të plagosur nga të shtënat me armë jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë