Versioni i plotë
SPORT

Juventusi po përgatitet për shitjen e Zhegrovës

13 Nën 2026, 21:40

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, pasi klubi italian raportohet se po shqyrton mundësinë e largimit të futbollistit kosovar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediumit italian “TuttoJuve”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të gatshëm ta lejojnë largimin e Zhegrovës në rast se në adresë të klubit arrin një ofertë prej 10 deri në 15 milionë eurosh.

Afati kalimtar i janarit pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e 27-vjeçarit, i cili mund të kërkojë një skuadër ku do të kishte më shumë hapësirë dhe mundësi për të luajtur.

Për situatën e tij te Juventusi është raportuar edhe në ditët e fundit, ndërsa trajneri Luciano Spalletti është shprehur i pakënaqur me paraqitjet e Zhegrovës deri më tani.

Interesim për shërbimet e futbollistit kosovar ka shfaqur edhe Beshiktashi, sipas raportimeve të fundit.

Zhegrova, ndërkohë, ende nuk e ka nisur asnjë ndeshje të këtij edicioni nga minuta e parë.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

KUJDES TIFOZË! FFK publikon rregullat e rrepta për ndeshjen Kosovë–Izrael, ja çfarë ndalohet në “Fadil Vokrri” IGLI TARE ZBULON TË VËRTETAT E MILANIT: “Kisha nevojë për mbështetje, por nuk e gjeta atë që prisja” Pochettino mezi i mban lotët në konferencë, i dërgon mesazh lojtarëve të Unitedit pasi u konfirmua si trajner i tyre Real Madridi siguron përforcimin e parë për sezonin e ri, transferon talentin 19-vjeçar nga Gana