Versioni i plotë
SPORT

Real Madridi siguron përforcimin e parë për sezonin e ri, transferon talentin 19-vjeçar nga Gana

13 Nën 2026, 14:10

Real Madridi ka siguruar përforcimin e parë për sezonin 2027/28. Klubi madrilen ka arritur marrëveshje me mesfushorin e ri nga Gana, Latif Issman, i cili fillimisht do t’i bashkohet ekipit të dytë, Castilla.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, përfshirë “Marca”, 19-vjeçari ka nënshkruar kontratën me gjigantin spanjoll, ndërsa transferimi i tij në Madrid do të realizohet gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Issman aktualisht është pjesë e UD Logroñés, ku ka spikatur me paraqitjet e tij në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.

Mesfushori vlerësohet për fuqinë fizike, energjinë dhe aftësinë për të mbuluar hapësira të mëdha në mesfushë.

Ai do ta përfundojë sezonin aktual me klubin e tij, përpara se t’i bashkohet Castillas në sezonin 2027/28.

Përmes këtij transferimi, Real Madridi vazhdon strategjinë e investimit te futbollistët e rinj, duke synuar zhvillimin e tyre fillimisht në ekipin Castilla dhe më pas promovimin e mundshëm në skuadrën e parë.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Mbi 200 milionë euro për yllin e Bayern Munichut? Real Madridi gati për një transferim rekord “Me zemër e kam zgjedhur Kosovën”, Dalipi flet pas vendimit për të përfaqësuar “Dardanët” Publikohet formacioni, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve Lutfi Dalipi mban premtimin që ia kishte dhënë gjyshit, zgjedh ta përfaqësojë Kosovën