Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në

20 Gus 2026, 19:00

Pas kërkesës së hapur të BDI-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ka reaguar koalicioni VLEN, duke e akuzuar partinë e Ali Ahmetit se nuk di të funksionojë pa pushtet, raporton Zyrtare.net

“Opozita e ka lodhur BDI-në. Kjo parti nuk di të funksionojë pa pushtet”, thuhet në reagimin e VLEN-it, ku BDI akuzohet për keqpërdorim të pushtetit dhe përfitime nga paratë publike e tenderët.

VLEN thekson se aktualisht prioritet janë projektet infrastrukturore, duke përmendur Korridorin 8, rrugën Shkup–Bllacë dhe rrugën Tetovë–Prizren.

“Këto projekte për ne janë shumë më të rëndësishme se zgjedhjet dhe pushteti”, thuhet në reagim.

Sa i përket zgjedhjeve, VLEN thotë se, kurdo që ato të mbahen, BDI do të pësojë humbje.

“BDI do të përfundojë e poshtëruar nga shqiptarët”, deklaron VLEN, duke shtuar se shqiptarët, sipas tyre, nuk i besojnë më një “kaste të korruptuar” dhe një politike të vjetëruar.

“Koha e BDI-së ka mbaruar”, përfundon reagimi i VLEN-it..

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Shqiptarët e Manastirit: Mungesa e shkollës shqipe dhe asimilimi i rrezikuar Siljanovska: 22 Nëntori - Uniteti respekton dallimet në gjuhën shqipe Mickoski: "One Stop Shop" lehtëson kalimin kufitar me Shqipërinë, synohet zgjerimi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut: Vetëm një ndalesë kufitare nga nesër