Versioni i plotë
KOSOVA

Konjufca: Thellësisht i trishtuar nga sulmi i tmerrshëm në Berlin

26 Kor 2026, 22:30

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka shprehur trishtim të thellë pas sulmit të mbrëmshëm në Berlin, ku një grua vdiq dhe disa të tjerë u lënduan, pasi një person hyri me automjet në turmën e marshuesve në paradën e Krenarisë.

Përmes një postimi në “X” Konjufca u shpreh se në shoqëri nuk duhet të ketë vend për dhunë.

“Thellësisht i trishtuar nga sulmi i tmerrshëm në Berlin.

Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen e viktimës dhe u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të plagosurve.

Nuk mund të ketë vend për urrejtje apo dhunë ekstremiste në shoqëritë tona. Akte të tilla godasin lirinë dhe hapjen nga të cilat varen shoqëritë demokratike.

Republika e Kosovës shpreh solidaritetin e saj të plotë me Gjermaninë dhe qëndron fort pranë popullit gjerman në këtë moment të vështirë” shkroi Konjufca.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Presidentja e dekreton ligjin për Byronë, Haxhiu: Secili që ushtron funksion publik duhet të ketë burim të ligjshëm e të dokumentuar të pasurisë Mustafa i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit: Është katandisur keq, dëm të merrem me të AUV ndalon prodhimin e suxhukut të BUQUKU-t, gjendet ADN e pulës në produktin që deklarohej me mish lope S’ka çmim tavan e as heqje të akcizës, vazhdon furnizimi me naftë me çmime të larta