Versioni i plotë
SPORT

Kosova ndryshon formacionin ndaj Austrisë, Foda lë në stol tre titullarë nga ndeshja me Izraelin

04 Tet 2026, 14:30

Kosova do të ketë ndryshime në formacionin startues për përballjen e sotme ndaj Austrisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi i “Dardanëve”, Franco Foda, ka vendosur të bëjë tri ndryshime në formacionin që startoi në ndeshjen e fundit ndaj Izraelit.

Dion Kacuri, Muharrem Jashari dhe Milot Avdyli nuk do të jenë pjesë e 11-shes startuese përballë Austrisë.

Të tre futbollistët kishin marrë minuta në sfidën ndaj Izraelit, por kësaj radhe Foda ka bërë zgjedhje të reja për një përballje që pritet të jetë mjaft e vështirë për Kosovën.

“Dardanët” synojnë të shfrytëzojnë faktorin vendas dhe mbështetjen e tifozëve në “Fadil Vokrri”, për të kërkuar një tjetër rezultat pozitiv ndaj një prej skuadrave më të forta të grupit.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Një aeroplan privat ishte gati për të, por Muriqi e refuzoi PSG-në, Igli Tare zbulon prapaskenat e çmendura Juventusi po përgatitet për shitjen e Zhegrovës KUJDES TIFOZË! FFK publikon rregullat e rrepta për ndeshjen Kosovë–Izrael, ja çfarë ndalohet në “Fadil Vokrri” IGLI TARE ZBULON TË VËRTETAT E MILANIT: “Kisha nevojë për mbështetje, por nuk e gjeta atë që prisja”