Versioni i plotë
SPORT

Lajm i madh nga Barcelona, zbulohet arsyeja

04 Tet 2026, 14:30

Barcelona po punon për të siguruar të ardhmen afatgjatë të tre futbollistëve të rëndësishëm të ekipit të parë.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, katalunasit janë duke avancuar drejt rinovimit të kontratave me Raphinhën, Xavi Espart dhe Marc Bernal.

Të tre lojtarët pritet të vazhdojnë të jenë pjesë e projektit të Barcelonës edhe në vitet e ardhshme, teksa klubi po synon të ruajë bazën e skuadrës dhe të sigurojë vazhdimësinë e lojtarëve që konsiderohen të rëndësishëm për të ardhmen.

Raphinha është tashmë një prej emrave kryesorë të skuadrës, ndërsa Xavi Espart dhe Marc Bernal përfaqësojnë investimin e klubit te talentet e rinj.

Barcelona, kështu, po lëviz herët për t’i blinduar tre futbollistët me kontrata të reja.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Një aeroplan privat ishte gati për të, por Muriqi e refuzoi PSG-në, Igli Tare zbulon prapaskenat e çmendura Juventusi po përgatitet për shitjen e Zhegrovës KUJDES TIFOZË! FFK publikon rregullat e rrepta për ndeshjen Kosovë–Izrael, ja çfarë ndalohet në “Fadil Vokrri” IGLI TARE ZBULON TË VËRTETAT E MILANIT: “Kisha nevojë për mbështetje, por nuk e gjeta atë që prisja”