Versioni i plotë
SHOWBIZ

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet aktorja e njohur kosovare, e keni parë në serialin e famshëm vendor – kjo është arsyeja e prangosjes

16 Nën 2026, 22:20

TB

Ora Info Orainfo · November 16, 2026 · Info

Albana Xhemajli, 26-vjeçarja që është në mesin e gjashtë personave të arrestuar në operacionin antidrogë të Policisë së Kosovës, të koduar “Heshtja”, ka pasur edhe një përvojë në fushën e aktrimit.

Ajo kishte marrë pjesë si aktore në serialin vendor me titull “Mama mia Llaperqino”, ku ishte paraqitur në një rol aktrimi, raporton ORAinfo.

Xhemajli, me origjinë nga Komuna e Vitisë, u paraqit sot në seancën e procedurës paraprake në Gjykatën në Prishtinë, së bashku me ish-ministrin Astrit Haraqija dhe katër të dyshuarit e tjerë.

Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ajo dyshohet për përfshirje në aktivitetin e grupit kriminal.

Megjithatë, këto pretendime mbeten dyshime dhe nuk përbëjnë vendim fajësie.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Engjëllusha publikon fotografinë e parë vetëm me të birin, s’do ta besoni se me çfarë emri përkëdhelës e thërret Situatë alarmuese: Mes lotësh, banorja e Big Brotherit të Kosovës kërkon të largohet urgjentisht nga shtëpia Emocionuese: Pas kaq vitesh pritje, Besi dhe Valira po bëhen prindër për herë të parë – emocione të forta Edita Abazi dikur akuzoi Noizyn për shtatzëninë dhe abortin, mësohet se si qëndron e vërteta e plotë