TB

Ora Info Orainfo · November 16, 2026 · Info

Albana Xhemajli, 26-vjeçarja që është në mesin e gjashtë personave të arrestuar në operacionin antidrogë të Policisë së Kosovës, të koduar “Heshtja”, ka pasur edhe një përvojë në fushën e aktrimit.

Ajo kishte marrë pjesë si aktore në serialin vendor me titull “Mama mia Llaperqino”, ku ishte paraqitur në një rol aktrimi, raporton ORAinfo.

Xhemajli, me origjinë nga Komuna e Vitisë, u paraqit sot në seancën e procedurës paraprake në Gjykatën në Prishtinë, së bashku me ish-ministrin Astrit Haraqija dhe katër të dyshuarit e tjerë.

Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ajo dyshohet për përfshirje në aktivitetin e grupit kriminal.

Megjithatë, këto pretendime mbeten dyshime dhe nuk përbëjnë vendim fajësie.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.