Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Ligji për Gjuhët mbetet në pritje të Kushtetueses, mungon kuorumi

17 Sht 2026, 21:30

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka caktuar datën e seancës përgatitore për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, çështje që është aktive që nga viti 2019. Shkak është mungesa e përbërjes së plotë të Gjykatës, e cila aktualisht funksionon me tetë nga nëntë gjyqtarët.

Kushtetuesja ka vendosur që për këtë lëndë të marrë vendim vetëm me përbërje të plotë. Procedura për zgjedhjen e gjyqtarit të ri ende nuk ka përfunduar në Kuvend.

Seanca përgatitore, e cila është shtyrë disa herë, pritet të përfshijë ekspertë vendorë, përfaqësues të iniciativave dhe përfaqësues të Komisionit të Venecias.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Kryeministri Rama në Manastir: 118 vjet pas Kongresit që vendosi alfabetin shqip Albin Kurti: Kongresi i Manastirit na mëson bashkimin edhe kur nuk mendojmë njësoj Adnan Azizi: 12 vjet nga BESA në VLEN, me të njëjtat ideale për shqip Manastiri shënon 100-vjetorin e Konventës Konsullore shqiptare