Ligji për Gjuhët mbetet në pritje të Kushtetueses, mungon kuorumi

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka caktuar datën e seancës përgatitore për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, çështje që është aktive që nga viti 2019. Shkak është mungesa e përbërjes së plotë të Gjykatës, e cila aktualisht funksionon me tetë ng...

shtator 17, 2026 - 21:30
Ligji për Gjuhët mbetet në pritje të Kushtetueses, mungon kuorumi

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka caktuar datën e seancës përgatitore për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, çështje që është aktive që nga viti 2019. Shkak është mungesa e përbërjes së plotë të Gjykatës, e cila aktualisht funksionon me tetë nga nëntë gjyqtarët.

Kushtetuesja ka vendosur që për këtë lëndë të marrë vendim vetëm me përbërje të plotë. Procedura për zgjedhjen e gjyqtarit të ri ende nuk ka përfunduar në Kuvend.

Seanca përgatitore, e cila është shtyrë disa herë, pritet të përfshijë ekspertë vendorë, përfaqësues të iniciativave dhe përfaqësues të Komisionit të Venecias.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.