Versioni i plotë
KOSOVA

Ligji për Specialen, Zyra e BE-së në Kosovë: Kuvendi nuk duhet të miratojë ndryshimet pa konsultime paraprake

12 Nën 2026, 18:01

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim për mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Përmes një reagimi publik, BE-ja ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze sa i përket përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimit të parimeve themelore të sundimit të ligjit.

Sipas BE-së, këto shqetësime kanë të bëjnë veçanërisht me pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale, si dhe garantimin e llogaridhënies efektive.

Zyra e BE-së ka ngritur pikëpyetje edhe lidhur me kushtetutshmërinë e ndryshimeve të propozuara.

Në reagim bëhet e ditur se, që nga momenti kur ligji është kthyer në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim, BE-ja ka qenë e angazhuar në komunikimin e shqetësimeve dhe pritjeve të saj me autoritetet kosovare.

Në këtë kontekst, Zyra e BE-së ka ritheksuar se para miratimit të çfarëdo ndryshimi duhet të zhvillohen konsultime paraprake, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Aksident mes dy veturave në Hajvali, s’dihet për të lënduar Ambasada e SHBA paralajmëron se mund të ketë protesta në Prishtinë në javët në vijim, thirrje shtetasve amerikanë të jenë ‘‘vigjilentë’’ Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës, nis procesi i identifikimit përmes ADN-së Shtyhet seanca e Kuvendit për nesër, Haxhiu: Nuk është serioze të pres deri në pafundësi