Lutfi Dalipi mban premtimin që ia kishte dhënë gjyshit, zgjedh ta përfaqësojë Kosovën
Talenti 20-vjeçar nga Presheva, Lutfi Dalipi ka vendosur ta përfaqësojë kombëtaren e Kosovës në futboll.
Lajmin e ka bërë të ditur Telegrafi, shkruan Arbresh.info.
Sipas raportimit të mediumit shqiptar, Dalipi do të jetë i pranishëm në ndeshjen e ditës së shtunë mes Kosovës dhe Izraelit.
Dalipi ka qenë emri më i përfolur në Zvicër këtë edicion, duke qenë padiskutim sensacioni i sezonit, kurse shokoi të gjithë kur e refuzoi ftesën e grupmoshave U21, duke e informuar Federatën Zvicerane se do të luajë për Kosovën ose Shqipërinë, premtim që ia kishte dhënë gjyshit.
“Ky vendim tashmë është marrë nga lojtari. Telegrafi merr vesh se Dalipi do të jetë lojtari më i ri i Kosovës. Përpos kësaj, lojtari nga Presheva do të jetë në Prishtinë të premten kurse të shtunën do ta shikojë nga afër sfidën mes Kosovës dhe Izraelit, që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, nga ora 15:00 në kuadër të Ligës së Kombeve”, bën të ditur Telegrafi.
Futbollisti u raportua se ishte 80% futbollist i Shqipërisë, mirëpo gjithçka mori kahje ditëve të fundit.
Dalipi është duke shkëlqyer me fanellën e Vaduzit këtë sezon, pasi në 16 ndeshjet e para ka realizuar gjashtë gola dhe nëntë asistime.
Forma e tij e jashtëzakonshme ka bërë që të kërkohet edhe nga disa gjigantë evropian, mes të cilëve edhe RB Leipzig.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.