Versioni i plotë
KOSOVA

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në këtë komunë

12 Nën 2026, 23:01

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit për mandatin aktual qeverisës në këtë komunë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Shtime, Kastriot Shabani, i cili njoftoi se marrëveshja është nënshkruar zyrtarisht mes dy subjekteve politike.

Sipas Shabanit, marrëveshja është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe është arritur mbi parimet e qeverisjes së mirë dhe mirëbesimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në kuadër të këtij koalicioni, LDK-ja do të marrë drejtimin e katër drejtorive komunale, si dhe pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Shabani ka theksuar se bashkëpunimi synon zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve gjatë mandatit aktual.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

“Është tejet e rëndësishme”, Kurti pas takimit me sekretarin e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës Rama e konfirmon nga Dublini: NATO nuk do të mbajë samit në Tiranë vitin e ardhshëm Britanikët për ligjin e Speciales: Kemi frikë se amendamentet e propozuara s’do t’iu shërbejnë interesave të Kosovës, të bëhen më shumë konsultime Kosova i kërkon sqarime Somalisë për 9 zyrtarë që erdhen në Kosovë në tetor, raportohet se kanë humbur gjurmët