Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë e Veriut në shtator, turqit në krye të listës

12 Nën 2026, 10:10

Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar gjithsej 136.305 turistë gjatë muajit shtator të vitit 2026, të cilët kanë realizuar 264.370 bujtje, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.

Pjesa më e madhe e vizitorëve kanë qenë të huaj. Ata përbëjnë 75,1 për qind të numrit të përgjithshëm, ndërsa turistët vendorë 24,9 për qind.

Turqit prinë bindshëm për nga numri i vizitorëve

Ndër turistët e huaj, më të shumtë kanë qenë ata nga Turqia, me 27.933 vizitorë. Në vendin e dytë renditet Serbia me 8.358 turistë, pasuar nga Gjermania me 6.633 dhe Polonia me 4.656 vizitorë.

Rritje e turizmit në nëntë muajt e parë

Në periudhën janar–shtator 2026, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur për 3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritje prej 2,8 për qind është shënuar te turistët vendorë, ndërsa te turistët e huaj prej 3 për qind.

Edhe numri i bujtjeve ka shënuar rritje prej 3,5 për qind. Megjithatë, të dhënat tregojnë se në shtator bujtjet e turistëve të huaj kanë rënë për 2,3 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2025.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut 30 mijë fidanë të rinj në Malin Sharr, ekspertët holandezë do të monitorojnë zhvillimin e tyre Editorial: Alta Banka dhe dokumentet që nuk mund të ndërrojnë kronologjinë politike