Versioni i plotë
LAJME NGA BOTA

Mbiemri sekret i fëmijëve të Princit William dhe Kate Middleton: Ja pse në shkollë quhen ndryshe!

08 Tet 2026, 17:00

George, Charlotte dhe Louis, fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton, nuk përdorin gjithmonë mbiemrin e tyre zyrtar në jetën e përditshme. Në shkollë, ata janë njohur me mbiemra që lidhen me titullin e babait të tyre.

Deri në vitin 2022, kur William dhe Kate ishin Duka dhe Dukesha e Cambridge, fëmijët përdornin mbiemrin Cambridge. Pas ngjitjes në fron të Charles III, William u bë Princ i Uellsit dhe fëmijët nisën të përdorin mbiemrin Wales në shkollë dhe gjatë aktiviteteve sportive.

Pavarësisht statusit të tyre, në ambientet shkollore George, Charlotte dhe Louis nuk thirren me titujt “Princ” apo “Princeshë” dhe as me titullin “Lartësia e Tij/Saj Mbretërore”. Ata përdorin thjesht mbiemrin, njësoj si nxënësit e tjerë. George, i cili ka nisur shkollën në kolegjin prestigjioz “Eton”, nuk do të ketë trajtim të veçantë për shkak të statusit të tij. Në shkollën e mëparshme, shokët e quanin “PG”, shkurtim i “Prince George”.

Kjo mënyrë përdorimi e mbiemrave nuk është e re në familjen mbretërore. Edhe William dhe Harry përdornin mbiemrin Wales gjatë viteve të shkollës, sipas titullit të babait të tyre, ndërsa mbiemri zyrtar i familjes është Mountbatten-Windsor.

Edhe fëmijët e Harry-t dhe Meghan, Archie dhe Lilibet, kanë mbiemrin zyrtar Mountbatten-Windsor, por në shkollë përdorin Sussex, sipas titullit të babait të tyre.

The post Mbiemri sekret i fëmijëve të Princit William dhe Kate Middleton: Ja pse në shkollë quhen ndryshe! appeared first on InfoShqip.com.

Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Belgjikë: Greva paralizon fluturimet, anulohen 90% të fluturimeve në Bruksel Natasha Kandić: Shaip Kamberi është kandidati i duhur për nënkryetar të Parlamentit të Serbisë Dy djem dhe një vajzë shqiptarë dënuar me burg në Britani për trafik kokainë, falsifikim dokumentesh dhe të ardhura të pajustifikuara Biznesmeni turk që me kursimin e parave të cigareve bleu dy auto komerciale dhe një motocikletë