Versioni i plotë
KOSOVA

Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë

26 Kor 2026, 22:30

“Është shumë më argëtuese se në Zvicër. Njerëzit janë më të hapur dhe atmosfera është fantastike”, citohet të ketë thënë një 19-vjeçar nga kantoni i Glarusit.

Mediat zvicerane shkruajnë se jashtë lokaleve të natës shihen shpesh automjete luksoze me targa zvicerane, ndërsa brenda dominojnë tavolinat e rezervuara dhe ambientet VIP.

Sipas një menaxhereje të intervistuar nga 20 Minuten, bashkatdhetarët sjellin energji pozitive dhe atmosferë festive, ndërsa shumë prej tyre shpenzojnë më shumë për një natë argëtimi në Prishtinë sesa në vendet ku jetojnë.

“Shumë njerëz duan të tregojnë atë që kanë, prandaj disa shpenzojnë më shumë këtu sesa në Zvicër”, është shprehur ajo.

Raporti thekson gjithashtu se gjatë verës në Prishtinë organizohen mbrëmje me artistë të njohur ndërkombëtarë, të cilat tërheqin mijëra vizitorë nga diaspora, duke e bërë kryeqytetin një nga destinacionet më të frekuentuara të shqiptarëve gjatë pushimeve verore.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Presidentja e dekreton ligjin për Byronë, Haxhiu: Secili që ushtron funksion publik duhet të ketë burim të ligjshëm e të dokumentuar të pasurisë Mustafa i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit: Është katandisur keq, dëm të merrem me të AUV ndalon prodhimin e suxhukut të BUQUKU-t, gjendet ADN e pulës në produktin që deklarohej me mish lope S’ka çmim tavan e as heqje të akcizës, vazhdon furnizimi me naftë me çmime të larta