Versioni i plotë
SHOWBIZ

Mihrije Braha i nxori punë vetes dhe rrobaqepëses me fustanin që ka veshur, s’po dihet si është dizajnuar – krejt me pala

14 Sht 2026, 00:30

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha, është shfaqur së fundmi me një veshje elegante, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj.

Ajo ka zgjedhur të vishet me një fustan mjaft të bukur dhe elegant, i cili dallohet për modelin dhe stilin e veçantë. Veshja i ka dhënë këngëtares një pamje të kuruar dhe plot hijeshi, ndërsa duket se ky model është kthyer në një prej zgjedhjeve të preferuara për paraqitje festive.

Fustane të këtij lloji po kërkohen gjithnjë e më shumë edhe te rrobaqepësit, veçanërisht nga gratë që kanë përpara dasma, ahengje apo evente të ndryshme familjare.

Modeli përshtatet me mosha të ndryshme dhe mund të jetë një zgjedhje elegante për ato që dëshirojnë të duken bukur, pa e tepruar me detajet.

Në rastin e Mihrijes, mënyra se si e ka kombinuar dhe e ka bartur këtë fustan e ka bërë edhe më të dallueshëm modelin, duke marrë vëmendje të veçantë në rrjetet sociale.

Këngëtarja, e cila prej vitesh është një nga emrat e njohur të muzikës shqiptare, vazhdon të kujdeset për paraqitjet e saj dhe shpesh merr komplimente për stilin dhe elegancën.

Edhe pse Mihrije Braha së shpejti do të bëhet gjyshe, ajo vazhdon të duket në formë dhe mjaft elegante, duke dëshmuar se bukuria dhe stili nuk lidhen me moshën./ORAinfo/

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Shyhrete Behluli bën veprimin e papritur si nënë, ia zbulon Engjit sekretin që e kishte mbajtur për kaq kohë Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë Shyhretja publikon fotografi të ëmbël me nipin e vogël: Na i mbushe zemrat plot Dalin detajet e reja nga rasti i 43-vjeçares nga Klina që humbi jetën rrugës për spital- ja çka bëri burri i saj