Versioni i plotë
SHOWBIZ

Mozzik nuk përmbahet nga emocionet, publikon foton e parë me djalin Oz

12 Nën 2026, 12:20

Reperi i njohur Mozzik po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së tij, pasi është bërë baba për herë të dytë.

Pak javë më parë, partnerja e tij, Lotina Haziri, solli në jetë djalin e tyre, të cilin çifti e pagëzoi me emrin Oz.

Artisti nuk e ka fshehur lumturinë për ardhjen në jetë të vogëlushit. Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi të veçantë, ku shihet duke e mbajtur djalin në krahë, duke ndarë kështu me ndjekësit një moment mjaft emocional.

Ardhja e Oz-it ka shtuar edhe më shumë gëzimin në familjen e reperit, i cili tashmë po shijon përditshmërinë si baba i dy fëmijëve.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Lotët ‘pushtojnë’ shtëpinë, banoret e Big Brother nuk mund të përmbahen Njomza nënë për herë të dytë, zbulon emrin unik të djalit të porsalindur Beharja reagon pas largimit nga BBVK, ndan një postim dashurie E papritur – Beharja lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, anulohet televotimi i javës