Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Nga shkurti, mbi 310 mijë kundërvajtje të evidentuara nga “Safe City”

22 Gus 2026, 15:00

Nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt”, nga 2 shkurti deri më 20 gusht 2026, janë evidentuar gjithsej 310.865 kundërvajtje, prej të cilave 301.835 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Sa u përket automjeteve me targa të huaja, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 180.378 kundërvajtje, ndërsa vetëm më 19 dhe 20 gusht janë evidentuar 5.514 shkelje.

MPB-ja apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

“Që nga fillimi i funksionimit të sistemit „Qyteti i Sigurt“ janë evidentuar 310.865 shkelje, prej të cilave 301.835 për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa 180.378 janë kryer nga automjete me targa të huaja.

Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin se në periudhën nga 02.02.2026 deri më 20.08.2026, në sistemin „Qyteti i Sigurt“ janë evidentuar gjithsej 310.865 shkelje, ku pjesa më e madhe kanë të bëjnë me drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, përkatësisht 301.835 shkelje”, thuhet në njoftimin e MPB-së

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Thaçi: Duhet që edhe “shallteri” (sporteli) të funksionojë në dy gjuhë BDI nën akuzë për skemën milionëshe të Alta Bankës: Krushku i Ahmetit ia shiti aksionet oligarkut serb Macura Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?! Qyteti i Maqedonisë i pushtuar nga lopët, bëhet lajm botëror (VIDEO)