Versioni i plotë
KOSOVA

Një ditë para verdiktit, dy muaj shtesë paraburgim për Veselin dhe Krasniqin

15 Sht 2026, 16:30

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, ka raportuar se, vetëm një ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, gjyqtari Charles Smith ka vendosur vazhdimin e paraburgimit për Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

Sipas Mujkut, vendimi për vazhdimin e paraburgimit është marrë për një periudhë prej dy muajsh.

“Për shkak të afateve, konfirmojmë lajmin e fundit se vetëm një ditë para shpalljes së aktgjykimit nga trupi gjykues për Thaçin e të tjerët, Charles Smith ka vendosur t’ua vazhdojë edhe dy muaj paraburgimin Veselit dhe Krasniqit”, ka raportuar Mujku nga Haga.“Nuk ka afate të tjera për të mësuar se a ka një vendim të radhës edhe për dyshen tjetër”.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

“Na keni dhënë shumë emocione”, llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares 6.3 miliardë importe për 10 muaj – nga Kina te Gjermania, ja çfarë po importon më së shumti Kosova Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael ​Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi