Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Pas kaq vitesh në qeveri, Rama e pa të udhës të vijë në Manastir për Ditën e Alfabetit!

13 Nën 2026, 11:50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të vizitojë Manastirin më 22 nëntor, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqiptar, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Sipas KDP-së, e cila u referohet burimeve partiake, Rama gjatë qëndrimit në Manastir pritet të takohet edhe me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Vizita e paralajmëruar vjen në kohën kur janë rikthyer debatet për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht për mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në shqip.

Ende nuk dihet nëse këto çështje do të diskutohen gjatë takimeve të kryeministrit shqiptar me përfaqësuesit politikë.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe Gjorgjievski: Shkupi e kujton çmimin e lirisë së tij Për 5 orë, policia gjobiti 147 këmbësorë! Elmi Aziri: Si është e mundur që nga 80 të punësuar të mos ketë asnjë shqiptar?