Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të vizitojë Manastirin më 22 nëntor, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqiptar, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Sipas KDP-së, e cila u referohet burimeve partiake, Rama gjatë qëndrimit në Manastir pritet të takohet edhe me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vizita e paralajmëruar vjen në kohën kur janë rikthyer debatet për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht për mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në shqip.
Ende nuk dihet nëse këto çështje do të diskutohen gjatë takimeve të kryeministrit shqiptar me përfaqësuesit politikë.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




