Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Përleshje me gurë në Batincë të Shkupit arrestohen 9 persona

18 Gus 2026, 18:30

Dje në fshatin Batincë të Shkupit, policia arrestoi nëntë persona, mes tyre edhe dy të mitur, pasi paraprakisht ishte raportuar se mes tyre kishte pasur përleshje dhe ishin hedhur gurë ndaj njëri-tjetrit.

Gjatë incidentit është dëmtuar edhe një automjet policor.

Policia ka privuar nga liria A.S. (57), S.S. (22), M.S. (22), R.S. (23), N.S. (48), I.M. (41), D.M. (21) dhe dy të mitur, të gjithë nga fshati Batincë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup do të paraqesë kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Shoferë, nga nesër obligohen pajisjet dimërore në automjete – Gjoba për mospasje 45 euro! Fillon vaksinimi i deleve dhe dhive në Maqedoninë e Veriut, BE-ja dhuron 400 mijë doza vaksinash Shkup – Funksionarët që nuk pajisen me banesë zyrtare do të marrin 350 euro në muaj për qira Dy mjekë nën hetim për rastet e grave të vrara nga vrasësi serial në Kumanovë