Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Polonia mbështet reformat në drejtësi, Shasivari: Synojmë një sistem modern dhe efikas

24 Gus 2026, 16:00

Shkup, 24 gusht 2026 – Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari zhvilloi sot takim me ambasadorin e Polonisë në Maqedoninë e Veriut, Mariusz M. Brimora, ku në fokus të bisedës ishin reformat në drejtësi, forcimi i sundimit të ligjit dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e zbatimit të Agjendës Reformuese, me fokus të veçantë në rritjen e pavarësisë, efikasitetit dhe funksionalitetit të gjyqësorit, si dhe në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Ministri Shasivari vlerësoi se partneriteti dhe mbështetja e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Poloninë, kanë rëndësi të veçantë në procesin e avancimit të reformave dhe harmonizimit të sistemit të drejtësisë me standardet evropiane.

Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë mbetet një mundësi për shkëmbimin e përvojave, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përshpejtimin e proceseve reformuese.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

VLEN: Një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit ka marë 5 milionë euro nga Alta Banka në Serbi, jo në Maqedoni! Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit Thaçi: E ardhmja e kësaj qeverie do të jetë e njëjtë me atë të Vuçiqit Tentoi ta përplasë me veturë policin pyjor pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim, arrestohet 53-vjeçari