Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Thaçi: E ardhmja e kësaj qeverie do të jetë e njëjtë me atë të Vuçiqit

14 Nën 2026, 15:20

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka paralajmëruar drejtuesit e VLEN-it se duhet të mendojnë për të ardhmen politike edhe pas largimit nga pushteti, duke i akuzuar për, siç u shpreh, amoralitet ekstrem politik.

Ai u bëri thirrje që të tërhiqen nga qeverisja, duke theksuar se nuk kanë mundësi të largohen jashtë vendit siç mund të bëjnë figura si Millan Radoiçiqi dhe Aleksandar Vuçiqi.

Thaçi vlerësoi se fati politik i qeverisë aktuale do të jetë i ngjashëm me atë të presidentit serb Vuçiq, i cili, sipas tij, pavarësisht fuqisë dhe kapaciteteve të mëdha politike, pësoi një humbje katastrofale.

„Duhet të mendoni se do të jetoni këtu edhe pasi të bini nga pushteti. E ardhmja e kësaj qeverie është njësoj si e Vuçiqit“, deklaroi lideri i PDSh-së Menduh Thaçi.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Tentoi ta përplasë me veturë policin pyjor pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim, arrestohet 53-vjeçari Thaçi: Duhet që edhe “shallteri” (sporteli) të funksionojë në dy gjuhë BDI nën akuzë për skemën milionëshe të Alta Bankës: Krushku i Ahmetit ia shiti aksionet oligarkut serb Macura Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!