Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Radev e ndërkombëtarizon sërish çështjen e bullgarëve në RMV: Problemet po thellohen

12 Nën 2026, 23:20

Presidenti bullgar Rumen Radev ka paralajmëruar se do ta ngrejë sërish në nivel evropian çështjen e trajtimit të qytetarëve me identitet bullgar në Maqedoninë e Veriut, duke pretenduar se gjendja e tyre po përkeqësohet.

Gjatë qëndrimit në Dublin, ku po merr pjesë në takimin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian, Radev foli edhe për marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit, duke përsëritur shqetësimet e Bullgarisë lidhur me pakicën bullgare në RMV.

“Problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut po thellohen”, deklaroi Radev, sipas raportimeve të mediave bullgare.

Ai bëri të ditur se synon ta rikthejë këtë çështje në diskutimet me liderët evropianë, duke e vendosur sërish në fokus qëndrimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut ndaj qytetarëve që identifikohen si bullgarë.

Në të njëjtën paraqitje, Radev theksoi edhe nevojën për përfshirjen e Evropës në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke argumentuar se kontinenti nuk mund të mbetet jashtë vendimeve që përcaktojnë të ardhmen e sigurisë evropiane.

“Evropa duhet të marrë pjesë në negociatat për Ukrainën, pa të nuk mund të ketë arkitekturë të re sigurie”, u shpreh ai.

Takimi në Dublin mbahet në kuadër të Komunitetit Politik Evropian, ku janë mbledhur liderë nga më shumë se 50 shtete dhe përfaqësues të institucioneve kryesore evropiane e ndërkombëtare. Në mesin e pjesëmarrësve është edhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Deklaratat e Radevit rikthejnë në agjendën diplomatike evropiane një nga temat më të ndjeshme në marrëdhëniet mes dy vendeve, në një kohë kur çështja e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së mbetet pjesë e debatit për procesin e integrimit evropian. Flaka

The post Radev e ndërkombëtarizon sërish çështjen e bullgarëve në RMV: Problemet po thellohen appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe kompani me mbi 14 miliardë denarë detyrime Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës Kasami: Nëse BDI-ja fiton një deputet më shumë se VLEN-i, do ta shqyrtojmë bashkëqeverisjen Kasami: Në zgjedhjet e rregullta e fitojmë bindshëm BDI-në