Versioni i plotë
KOSOVA

Rama: I dyshuari për tjetërsimin e pronave në Prishtinë është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, jo i komunës

13 Nën 2026, 13:10

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se, zyrtari i dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në Prishtinë është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion i cili është në funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në varësi të ministrisë së Kulturës.

Rama, i ka vlerësuar të pasakta, raportimet që e paraqesin personin si punonjës të komunës së Prishtinës.

Postimi:

Për sqarim, zyrtari i dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në Prishtinë është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në varësi të MINISTRISË SË KULTURËS!

Prandaj, raportimet që e paraqesin atë si punonjës të Komunës së Prishtinës janë të pasakta!

Shëndet!

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

“Jo të bëhen kopje të këqija të Isës e Hashimit”, Mustafa për gjuhën e Osmanit: Është katandisur keq Kuvendi miraton marrëveshjen me Suedinë për transferimin e personave të dënuar Rënia e një pjese të çatisë në Drenas, dëmtohen disa vetura Kurti takohet me kryeministrin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës