Versioni i plotë
KOSOVA

Rizvanolli flet përësri për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës: Mbyllja e Hormuzit ka krijuar probleme

13 Nën 2026, 19:50

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për investimet që po bëhen në KEK për përmirësimin e instrasfrukturës prodhuese, shkruan Express.

Ajo ka thënë se kur dëgjohen deklarimet se KEK-u ka ulur prodhimin e rrymës, duhet pasur parasysh gjithë kontekstin.

Tutje ministrja Rizvanolli ka thënë se krizat globale që po përsëriten, e kanë bërë çmimin prej 500 euro për megavat/orë të duket si diçka e zakonshme.

“Krizat po përsëriten. I kanë bërë çmimet 500 euro për megavat orë si diçka e zakonshme”, ka shtuar ajo, raporton Express.

Tutje, ajo ka përmendur mbylljen e Ngushticës së Hormuzit si një zhvillim që ka shkaktuar probleme të mëdha.

“Jam e vetdijshme që sektori i energjisë ka sfida në muajt në vijim, Kur çmimet në tregjet ndërkombëtare janë të larta, e kur konflikti në Iran e mbyllja e ngushticës së Hormuzit kanë krijuar probleme të mëdha jo vetëm për Evropën por edhe globalisht”, ka shtuar tutje ajo

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

“Do ta synojmë uljen” – Bajrami ia rikthen Kurtit premtimin e vitit 2019 për uljen e çmimit të rrymës, e lëshon deklaratën e tij në Kuvend Erërat e fuqishme shkaktuan dëme në Rahovec, Komuna hap afatin për kompensim S’ka kuorum në Kuvend për rezolutën që kërkon furnizim të pandërprerë me barna esenciale Statusi i vendit kandidat për Kosovën, Koopman: Ende s’jemi në atë pikë, Ligji për Specialen, i padobishëm