Versioni i plotë
SHOWBIZ

Selin Bollati jep këshilla për banorët e ardhshëm dhe tregon çfarë ka ndodhur me 100 mijë eurot

15 Sht 2026, 12:00

Selin Bollati, fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, ka dhënë disa këshilla për personat që në të ardhmen do të bëhen pjesë e reality show-t.

Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, ajo u shpreh se banorët e ardhshëm nuk duhet t’i marrin shumë afër zemrës situatat që ndodhin brenda shtëpisë, por duhet ta shohin formatin si një lojë dhe një eksperiencë që mund të provohet të paktën një herë në jetë.

“Do të sugjeroja që të mos e marrin shumë afër zemrës, sepse pasi mbaron Big-u kushton. Duhet ta trajtojmë si lojë. Është eksperiencë që duhet provuar një herë në jetë. Kushdo që e ka marrë si nismë, i uroj shumë suksese dhe fat”, u shpreh Selin.

Foto: YouTube

Fituesja e edicionit të pestë u pyet gjithashtu nëse e ka marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Me humor, Selin konfirmoi se paratë i janë dhënë tashmë.

“Normal që i kam marrë lekët, bëj shaka. Kanë shkuar aty ku është thënë”, tha ajo.

Ajo tani po vazhdon angazhimet profesionale, ku së shpejti do të jetë pjesë e panelit te “Goca dhe Gra”. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Shyhretja publikon fotografi të ëmbël me nipin e vogël: Na i mbushe zemrat plot Dalin detajet e reja nga rasti i 43-vjeçares nga Klina që humbi jetën rrugës për spital- ja çka bëri burri i saj Brikena me një veprim të papritur pas dyshimeve për krizë me Mateon Meda me fjalë emocionuese uron bashkëshorten për ditëlindje