Versioni i plotë
LAJME NGA BOTA

SHBA-ja propozoi që Ukraina të shkëmbejë territore me anëtarësimin në NATO, zbulon Zelenski

14 Nën 2026, 15:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur idenë që Ukraina të heqë dorë nga rajoni lindor i Donbasit në favor të Rusisë, në këmbim të anëtarësimit në NATO, njofton CNN, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke folur për bisedimet e fundit.

Zelenski u tha gazetarëve se negociatorët amerikanë e kishin ngritur këtë propozim për herë të parë. Rusia, ndërkohë, prej kohësh synon ta marrë nën kontroll të plotë këtë rajon, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përdorur edhe mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO si një nga arsyet për nisjen e pushtimit të plotë të vendit në vitin 2022.

Pjesa më e madhe e Donbasit aktualisht kontrollohet nga Rusia, megjithëse ofensiva tokësore e Moskës në këtë rajon, e cila po zhvillohet prej kohësh, ka ngecur kryesisht.

“Amerikanët ngritën një pyetje: ‘Po sikur Ukraina të anëtarësohet në NATO? A do të tërhiqej Ukraina nga Donbasi?’ Kjo ishte hera e parë që një propozim i tillë u ngrit”, deklaroi Zelenski.(INA)

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

SHBA ndaloi fluturimet në gjithë vendin për 5 orë, zbulohet shkaku SHBA ndaloi të gjitha fluturimet, masa e rrallë rikthen kujtimet e 11 Shtatorit – krejt çka dihet Ish-inspektori i BIA-s serbe: Millan Radoiçiqi ka ikur në Rusi Izraeli drejt izolimit total, BE-ja mund t’i mbyllë ‘derën’ Tel Avivit