Versioni i plotë
KOSOVA

Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, Gjykata vendos që të jetë e mbyllur për publikun

12 Nën 2026, 09:01

Gjykata Themelore në Pejë do të mbajë sot, më 12 nëntor, shqyrtimin fillestar në çështjen penale ndaj Jeton Sylajt, bashkëshortit të Arlinda Zekajt.

Seanca, e cila është caktuar të fillojë nga ora 11:00, do të zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e marrë nga gjykata më 10 nëntor 2026.

Vendimi për përjashtimin e publikut është marrë me qëllim të mbrojtjes së jetës private dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë, veçanërisht të një fëmije të mitur të përfshirë në këtë çështje.

Kërkesa për mbajtjen e seancës me dyer të mbyllura ishte paraqitur nga Prokuroria Themelore në Pejë, me arsyetimin se gjatë procedurës do të trajtohen informacione të ndjeshme që lidhen me jetën private dhe familjare të personave të përfshirë.

Në mesin e materialeve që do të shqyrtohen janë deklarimet e të pandehurit dhe palës së dëmtuar, raportet e bashkëbisedimeve me fëmijën e mitur, raporti psikologjik dhe video-incizimet që gjenden në shkresat e lëndës.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend “Mos e prekni KFOR-in”, ekspertët amerikanë i bëjnë thirrje Pentagonit të mos tërheqë trupat nga Kosova Sot seancë plenare, në rend dite interpelanca ndaj ministrit Arben Vitia dhe mocion për energjinë Egjipti shpall 35 organizata islame në Evropë si terroriste, mes tyre edhe një nga Kosova