Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Sulmohet brutalisht një i mitur para shkollës në Rashçe, 5 bashkëmoshatarë e rrahin me grushte, shqelma dhe sende të forta

13 Nën 2026, 16:01

Një i mitur është sulmuar fizikisht nga pesë bashkëmoshatarë para hyrjes së një shkolle fillore në fshatin Rashçe të Shkupit, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është denoncuar dje në orën 10:05 nga nëna e të miturit, e cila ka raportuar se sulmi kishte ndodhur një natë më parë, rreth orës 21:40.

Pesë të miturit dyshohet se e kanë sulmuar viktimën duke përdorur grushte, shqelma dhe sende të forta, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

MPB-ja njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Hyn me forcë në zyrën e prokurorit në Gostivar dhe e kërcënon, më pas sulmon policin gjyqësor me mjet të mprehtë 61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë Shasivari hap procesin ligjvënës ndaj publikut – Kodi i Ri Penal dhe Ligji për Procedurën Penale publikohen në ENER Tragjedi në ‘HansanBeg’ të Shkupit: Traktori lëviz vetë dhe shtyp për vdekje 67-vjeçarin në një pikë karburanti