Një i mitur është sulmuar fizikisht nga pesë bashkëmoshatarë para hyrjes së një shkolle fillore në fshatin Rashçe të Shkupit, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është denoncuar dje në orën 10:05 nga nëna e të miturit, e cila ka raportuar se sulmi kishte ndodhur një natë më parë, rreth orës 21:40.

Pesë të miturit dyshohet se e kanë sulmuar viktimën duke përdorur grushte, shqelma dhe sende të forta, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

MPB-ja njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.