Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Sulmoi fizikisht nënën e motrën, arrestohet 40-vjeçari në Shkup

23 Gus 2026, 16:00

Një 40-vjeçar nga zona e Shkupit është privuar nga liria pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.

Rasti ka ndodhur më 22 gusht 2026, ndërsa rreth orës 15:15, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.Z. (40).

Sipas denoncimit, rreth orës 13:00, në shtëpinë familjare, 40-vjeçari, nën ndikimin e alkoolit, fizikisht ka sulmuar nënën e tij 71-vjeçare dhe motrën 45-vjeçare.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës ndaj personit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Thaçi: E ardhmja e kësaj qeverie do të jetë e njëjtë me atë të Vuçiqit Tentoi ta përplasë me veturë policin pyjor pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim, arrestohet 53-vjeçari Thaçi: Duhet që edhe “shallteri” (sporteli) të funksionojë në dy gjuhë BDI nën akuzë për skemën milionëshe të Alta Bankës: Krushku i Ahmetit ia shiti aksionet oligarkut serb Macura