Versioni i plotë
SPORT

Surprizon Fenerbahçe, Muriqi mbetet në stol pavarësisht golit vendimtar ndaj Liverpoolit

08 Nën 2026, 14:00

Fenerbahçe ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Çorum FK-së, ku sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është lënë në bankën rezervë.

Vendimi vjen pavarësisht paraqitjes së tij spektakolare në Ligën e Kampionëve, ku Muriqi ishte protagonist me golin e realizuar ndaj Liverpoolit.

Fenerbahçe do të luajë si mysafir ndaj Çorum FK-së, në një përballje që nis nga ora 14:00.

Sulmuesi kosovar po kalon një sezon të mirë, ndërsa në Superligën e Turqisë deri më tani ka realizuar shtatë gola dhe ka regjistruar një asistim.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Nelson Hysa vs Agit Kabayel: Shqipëria do të jetë në qendër të botës së boksu Mourinho i përgjigjet AI: Real Madridi nuk është favorit për Ligën e Kampionëve Zhegrova uron 28 Nëntorin me shqiponjën dykrenare Zhegrova në Juventus: Spalletti e vlerëson, por Monacos ka interes për transferim