Surprizon Fenerbahçe, Muriqi mbetet në stol pavarësisht golit vendimtar ndaj Liverpoolit

Fenerbahçe ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Çorum FK-së, ku sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është lënë në bankën rezervë. Vendimi vjen pavarësisht paraqitjes së tij spektakolare në Ligën e Kampionëve, ku Muriqi ishte protagon...

Nëntor 8, 2026 - 14:00
Surprizon Fenerbahçe, Muriqi mbetet në stol pavarësisht golit vendimtar ndaj Liverpoolit

Fenerbahçe ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Çorum FK-së, ku sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është lënë në bankën rezervë.

Vendimi vjen pavarësisht paraqitjes së tij spektakolare në Ligën e Kampionëve, ku Muriqi ishte protagonist me golin e realizuar ndaj Liverpoolit.

Fenerbahçe do të luajë si mysafir ndaj Çorum FK-së, në një përballje që nis nga ora 14:00.

Sulmuesi kosovar po kalon një sezon të mirë, ndërsa në Superligën e Turqisë deri më tani ka realizuar shtatë gola dhe ka regjistruar një asistim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.