Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka paralajmëruar drejtuesit e VLEN-it se duhet të mendojnë për të ardhmen politike edhe pas largimit nga pushteti, duke i akuzuar për, siç u shpreh, amoralitet ekstrem politik.

Ai u bëri thirrje që të tërhiqen nga qeverisja, duke theksuar se nuk kanë mundësi të largohen jashtë vendit siç mund të bëjnë figura si Millan Radoiçiqi dhe Aleksandar Vuçiqi.

Thaçi vlerësoi se fati politik i qeverisë aktuale do të jetë i ngjashëm me atë të presidentit serb Vuçiq, i cili, sipas tij, pavarësisht fuqisë dhe kapaciteteve të mëdha politike, pësoi një humbje katastrofale.

„Duhet të mendoni se do të jetoni këtu edhe pasi të bini nga pushteti. E ardhmja e kësaj qeverie është njësoj si e Vuçiqit“, deklaroi lideri i PDSh-së Menduh Thaçi.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.