Versioni i plotë
LAJME NGA BOTA

Turqi ka nisur operacion ndaj organizatave LGBTQ+: Dhjetëra të arrestuar

13 Sht 2026, 17:00

Autoritetet turke kanë arrestuar 26 persona dhe kanë kryer kontrolle në zyrat e gjashtë organizatave LGBTQ+ gjatë një serie operacionesh të zhvilluara pas akuzave për prostitucion dhe veprime të pahijshme.

Sipas Prokurorisë së Stambollit, operacionet janë zhvilluar në 12 provinca dhe kanë përfshirë 38 të dyshuar. Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë sekuestruar drogë, pajisje elektronike, alkool të kontrabanduar dhe një armë zjarri.

Organizata LGBTQ+ Kaos GL ka deklaruar se të paktën 50 aktivistë janë ndaluar, përfshirë më shumë se 10 persona të arrestuar gjatë bastisjeve në banesat e tyre. Sipas organizatës, janë bllokuar gjithashtu dhjetëra faqe interneti dhe llogari në rrjetet sociale të lidhura me organizata dhe aktivistë LGBTQ+.

Operacioni, i koduar “Familja ime është e sigurt”, zhvillohet në kuadër të politikave të qeverisë turke për mbrojtjen e vlerave familjare dhe rritjen e natalitetit.

Ministri turk i Drejtësisë, Akin Gurlek, tha se hetimet përfshijnë gjithsej 162 persona të dyshuar, nëntë organizata dhe 13 biznese në 15 provinca.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar qeverinë turke për rritje të presionit ndaj komunitetit LGBTQ+.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Dimri godet Kroacinë, automjetet mbesin të bllokuara në borë Qysh ndërrimi i një kablloje bakri e bllokoi qiellin e ShBA-së? BE alarmon qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve, ja çfarë duhet të ketë çanta e emergjencës SHBA-ja propozoi që Ukraina të shkëmbejë territore me anëtarësimin në NATO, zbulon Zelenski