Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

VLEN bojkoton Ukrainën pas deklaratave të Zelenskyt për Kosovën

24 Gus 2026, 18:30

Deputetët e VLEN-it në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kanë bojkotuar shënimin e 35-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, në shenjë pakënaqësie ndaj deklaratave të fundit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për Kosovën, mëson Zyrtare.

Sipas informacioneve, asnjë nga dhjetë deputetët shqiptarë, anëtarë të Grupit Ndërpartiak Parlamentar për Mbështetjen e Platformës së Krimesë, nuk ka marrë pjesë në seancën e organizuar në Kuvend.

Shkak për këtë qëndrim është bërë deklarata e Zelenskyt gjatë vizitës së tij në Beograd, ku presidenti ukrainas tha se Ukraina nuk ka në plan ta njeh Kosovën.

Deklarata shkaktoi reagime të ashpra në Kosovë, ndërsa si shenjë pakënaqësie, në Prishtinë u hoq edhe një flamur gjigant i Ukrainës, i vendosur në një ndërtesë të lartë në kryeqytet si simbol i solidaritetit me Ukrainën pas fillimit të luftës.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

VLEN: Një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit ka marë 5 milionë euro nga Alta Banka në Serbi, jo në Maqedoni! Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit Thaçi: E ardhmja e kësaj qeverie do të jetë e njëjtë me atë të Vuçiqit Tentoi ta përplasë me veturë policin pyjor pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim, arrestohet 53-vjeçari