Versioni i plotë
LAJME NGA BOTA

Vuçiqi e vajton rrëzimin e Millosheviqit nga pushteti: Ishte gjykimi i ndërkombëtarëve për çështjen e Kosovës dhe Malit të Zi

05 Tet 2026, 15:00

Ish-presidenti serb dhe kryetari i SNS-së, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar sot rrëzimin nga pushteti të ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq, më 5 tetor të vitit 2000.

Vuçiq ka thënë se 5 tetori ishte dita kur, sipas tij, Serbia mori “gjykimin” nga Perëndimi për çështjen e Kosovës dhe për largimin e Malit të Zi.

“Ishte dita kur gjykimi i Serbisë erdhi nga Perëndimi për çështjen e Kosovës dhe për çështjen e largimit të Malit të Zi”, ka deklaruar Vuçiq.

Rrëzimi i Millosheviqit më 5 tetor 2000 erdhi pas protestave masive në Beograd, të cilat pasuan zgjedhjet presidenciale të atij viti dhe shënuan fundin e sundimit të tij.

The post Vuçiqi e vajton rrëzimin e Millosheviqit nga pushteti: Ishte gjykimi i ndërkombëtarëve për çështjen e Kosovës dhe Malit të Zi appeared first on InfoShqip.com.

Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Belgjikë: Greva paralizon fluturimet, anulohen 90% të fluturimeve në Bruksel Natasha Kandić: Shaip Kamberi është kandidati i duhur për nënkryetar të Parlamentit të Serbisë Dy djem dhe një vajzë shqiptarë dënuar me burg në Britani për trafik kokainë, falsifikim dokumentesh dhe të ardhura të pajustifikuara Biznesmeni turk që me kursimin e parave të cigareve bleu dy auto komerciale dhe një motocikletë