Versioni i plotë
KOSOVA

36 vjet nga Bashkimi i Gjermanisë, ambasadori Rudolph: Kjo histori ka një kuptim të veçantë në Kosovë

04 Tet 2026, 00:00

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, në përvjetorin e Bashkimit të Gjermanisë, ka thënë se ata festojnë më shumë se sa ribashkimin e Gjermanisë, ata festojnë ‘’rrugëtimin nga ndarja drejt bashkimit, nga dy ish-forca të armatosura gjermane drejt një Bundeswehri të bashkuar dhe nga një Evropë e ndarë drejt një Bashkimi të mbështetur në bashkëpunim dhe paqe’’.

Rudolhp, ka thënë edhe se, në Kosovë, kjo histori ka një kuptim të veçantë. Që nga viti 1999, trupat gjermane kanë shërbyer vazhdimisht në kuadër të KFOR-it, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, duke kontribuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i Ambasadës:

OVL-UÇK thërret protestë të hënën para Kuvendit: Nëse deri nesër s’ka marrëveshje, do të përshkallëzojmë veprimet

36 vjet nga Bashkimi i Gjermanisë

Sot, ne festojmë më shumë sesa ribashkimin e Gjermanisë. Festojmë rrugëtimin nga ndarja drejt bashkimit, nga dy ish-forca të armatosura gjermane drejt një Bundeswehri të bashkuar dhe nga një Evropë e ndarë drejt një Bashkimi të mbështetur në bashkëpunim dhe paqe.

Këtu në Kosovë, kjo histori ka një kuptim të veçantë. Që nga viti 1999, trupat gjermane kanë shërbyer vazhdimisht në kuadër të KFOR-it, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, duke kontribuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Angazhimi i Gjermanisë ndaj Evropës vazhdon – i ndërtuar mbi unitetin, partneritetin dhe përgjegjësinë.

Sot, nderojmë këtë histori, vlerësojmë përkushtimin e pjesëtarëve tanë të shërbimit dhe shikojmë me besim drejt së ardhmes sonë të përbashkët evropiane.

Gëzuar Ditën e Bashkimit të Gjermanisë!

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s