Versioni i plotë
KOSOVA

Avokati i njohur: Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet, por është e parakohshme të flitet për President

22 Gus 2026, 19:30

Avokati Arianit Koci ka shprehur besimin se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të lirohet, por ka vlerësuar se diskutimi për rikthimin e tij në postin e presidentit është i parakohshëm.

Përmes një reagimi në Facebook, Koci ka thënë se edhe një aktgjykim lirues në shkallën e parë nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht përfundimin e procesit gjyqësor.

“Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet. Por, edhe një aktgjykim lirues në shkallë të parë nuk e përfundon domosdoshmërisht procesin. Prokuroria ka të drejtë ankese dhe çështja mund të vazhdojë edhe më tej”, ka shkruar Koci.

Ramush Haradinaj propozon Thaçin për president: T’i vazhdohet mandati që iu ndal në gjysmë

Ai ka deklaruar se, për këtë arsye, hapja e debatit për mundësinë që Thaçi të rikthehet në postin e presidentit është e parakohshme.

“Prandaj, me e hapë sot temën e tij për President më duket e parakohshme. Madje, në këtë moment, mundet me qenë e dëmshme edhe për vet Thaçin”, ka theksuar avokati.

Thaçi po përballet me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit për rastin e Arlinda Zekajt Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje publikon gjetjet e inspektimit të jashtëzkaonshëm Vdes një grua 43 vjeçare në Pejë, Spitali rajonal jep detaje për rastin