Versioni i plotë
KOSOVA

Deliu-Kodra: Qeveria e dorëhequr po merr vendime, kjo e çon Kosovën drejt anarkisë totale

13 Gus 2026, 23:00

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në emisionin “Adresa”, reagoi lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend dhe vendimet e Qeverisë, duke thënë se deputetët e PDK-së po pengohen në ushtrimin e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor.

“Pa asnjë të drejtë po pengohemi ta ushtrojmë mandatin tonë kushtetues e ligjor. PDK-ja, në këto rrethana, nuk qëndron duarkryq”, ka deklaruar Deliu-Kodra.

Ajo ka kritikuar edhe veprimet e Qeverisë, duke thënë se bëhet fjalë për një qeveri të dorëhequr, e cila, sipas saj, në orët e vona ka marrë 25 vendime online.

“Kemi një qeveri të dorëhequr, që në orët e vona merr 25 vendime online. Jo vetëm që shkelet Kushtetuta, por shkelet edhe vendimi i Gjykatës Supreme”, është shprehur ajo.

Deliu-Kodra ka paralajmëruar se veprime të tilla, sipas saj, rrezikojnë funksionimin institucional dhe e çojnë vendin drejt një situate të rëndë.

“Kjo e çon Kosovën drejt një anarkie totale”, ka deklaruar deputetja e PDK-së.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Rikthehen fluturimet në SHBA pas kaosit në aeroporte – rreth 10 mijë anulime për shkak të një defekti në sistemin e trafikut ajror “Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit