Versioni i plotë
SHOWBIZ

Dini thyen heshtjen për largimin e Behares nga BBVK

12 Nën 2026, 17:10

Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, mbrëmjen e së martës, ka ngritur shumë pikëpyetje te publiku, pasi ende nuk është bërë e ditur arsyeja e këtij vendimi.

Së fundmi, vëmendjen e ka marrë edhe një përgjigje e moderatorit të formatit, Alaudin Hamiti, i cili iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.

I pyetur drejtpërdrejt se pse Beharja u largua nga shtëpia e BBVK-së, Hamiti ka lënë të kuptohet se arsyeja do të zbulohet gjatë spektaklit të nesërm.

“Mendoj që nesër do ta kuptoni arsyen pse Beharja u largua nga Big Brother”, ka shkruar ai.

Kështu, mbetet të shihet se çfarë do të zbulohet gjatë Prime-it të radhës lidhur me largimin e saj.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

S’përmbahet Vildane Zeneli, pubkikon fotografi me ‘pullë të kuqe’ Lotët ‘pushtojnë’ shtëpinë, banoret e Big Brother nuk mund të përmbahen Mozzik nuk përmbahet nga emocionet, publikon foton e parë me djalin Oz Njomza nënë për herë të dytë, zbulon emrin unik të djalit të porsalindur