Versioni i plotë
KOSOVA

Diplomohet gjenerata e 46-të e Shërbimit Korrektues, Kurti: Kosova ka nevojë për ju dhe pret shumë prej jush

14 Gus 2026, 11:00

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 100 kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, gjenerata e 46.

Në fjalën e tij, Kurti ka theksuar se detyra e re kërkon përgjegjësi dhe disiplinë, ndërsa ka thënë se shteti i Kosovës pret shumë nga kadetët e rinj.

“Është një përgjegjësi e madhe që kërkon disiplinë. Republika e Kosovës ka nevojë për ju dhe pret shumë prej jush. Pas çdo rekrutimi qëndron një përgjegjësi, pas çdo zyrtari qëndron besimi i qytetarëve”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka vlerësuar punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke thënë se institucioni po zhvillohet dhe po fiton besimin e partnerëve ndërkombëtarë.

“Kosova po zhvillon një Shërbim Korrektues që po fiton besimin e partnerëve ndërkombëtarë”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë u ka thënë kadetëve se nga sot ata përfaqësojnë shtetin dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

“Autoriteti juaj matet me drejtësinë që tregoni në punë. Shërbimi juaj përmirëson”, është shprehur Kurti.

Në fund, Kurti ka uruar kadetët për përfundimin e trajnimit, duke thënë se familjet e tyre kanë arsye të jenë krenare për ta.

“Sot familjet tuaja kanë arsye të jenë krenare me juve”, ka përfunduar Kurti.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Rikthehen fluturimet në SHBA pas kaosit në aeroporte – rreth 10 mijë anulime për shkak të një defekti në sistemin e trafikut ajror “Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit